TIRANE

Ditën e sotme në protestën e 8-të të organizuar nga opozita, të paktën 1000-1300 forca policore priten të jenë të angazhuara për mbarëvatjen e saj. Gazetarja Dorjana Bezat raporton për “Balkanweb”, se ndryshe nga protestat e mëparshme policia ka vendosur gardh metalik për të minimizuar kordonin e efektivëve.

Ndërkohë në Kuvend, raportohen të kenë mbërritur edhe protestuesit dhe deputetët e parë. Sipas gazetares Dorjana Bezat pak momente më parë i është drejtuar në këmbë Kuvendit deputeti Tom Doshi.

Ndërkohë, nga kampi i PD-së, gazetari Klajdi Bodlli raporton për “BalkanWeb” se në mungesë të kreut të PD-së, Lulzim Basha, protagonistë të protestës janë të rinjtë.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: