Policia e Elbasanit ka ndërhyrë pas protestës në lagjen Belebe në periferi të qytetit. Shefi i Policisë së Rendit Armand Muça paralajmëroi banorët të mos bllokojnë qarkullimin në Unazën Jugore. “Do procedoheni penalisht për protestë të paligjshme.

Drejtoheni institucioneve në mënyrë ligjore lidhur me shqetësimin e krijuar pas bllokimit të hyrjes së rrugës së lagjes”, iu ka thënë shefi i policisë banorëve.

Muça iu bëri thirrje banorëve protestues për t’u larguar nga traseja e rrugës kryesore, pjese e Unazës Jugore të qytetit të Elbasanit. Nga ana tjetër, mësohet se bllokimi i hyrjes së rrugës për në Belebe është bërë për shkak të rrezikut të madh për aksidente.

Banorët kanë shkatërruar barrierat e vendosura në hyrje të rrugës që të çon në lagjen Belebe dhe kanë kërkuar zgjidhje urgjente të situatës.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb