TIRANE

Lidhur me protestën e sotme ne Povelcë të Fierit, OSHEE ka reaguar ndaj deklaratave të kreut të PD në këtë qytet.

“Në bazë të projektit të BB-së në qarkun e Fierit sikurse dhe në disa qarqe të vendit po instalohen matësit e rinj elektronikë. Në Fier janë përllogaritur 6 mijë matësa, ndërsa në Povelcë rreth 100.

Aktualisht janë vendosur rreth 4 mijë matësa në këtë qark. Banorëve u është thënë se nuk do të ketë më matësa induktivë ndaj faturimi për periudhën e vendosjes së matësit do të jetë faturë referuese, e cila në muajt në vazhdim do të sistemohet nëse u është vendosur më shumë sesa kanë konsumuar realisht.

Zyrtarisht në drejtorinë rajonale të OSHEE Fier nuk ka asnjë ankesë për mbifaturim.” thuhet në reagimin e OSHEE shpërndarë mediave.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: