Mijëra palestinezë në Rripin e Gazës dhe Bregun Perëndimor të okupuar u mblodhën sot në protesta kundër të ashtuquajturit Plani i Paqes në Lindjen e Mesme të presidentit amerikan, Donald Trump.

Demonstruesit në Gaza organizuan dy protesta ku ngritën pankarta që denoncuan të ashtuquajturin “Marrëveshja e Shekullit” dhe ngritën parulla që kërkonin të braktiset.

Zyra për media e qeverisë së drejtuar nga Hamasi organizoi një demonstratë përpara zyrës së Koordinatorit Special të Kombeve të Bashkuara për Procesin e Paqes në Lindjen e Mesme (UNSCO), në perëndim të Gazës.

Protestuesit mbanin pankarta që përcjellin refuzimin e tyre kategorik të planit amerikan dhe afirmuan statusin e Kudsit si kryeqytet i Palestinës.

Në Bregun Perëndimor të okupuar, u mbajt një marsh në hyrjen veriore të qyteteve Ramallah dhe Al-Bireh.

Ushtria izraelite gjuajti plumba gome dhe gaz lotsjellës për të shpërndarë protestën, ndërsa protestuesit u përgjigjën me gurë dhe goma të ndezura. Dëshmitarët gjithashtu raportuan përleshje të ngjashme pranë qytetit të Al-Khalil (Hebron).

Të martën, presidenti i SHBA-ve, Donald Trump, në Shtëpinë e Bardhë së bashku me kryeministrin e Izraelit, Benjamin Netanyahu, shpalosi planin e tij për t’i dhënë fund konfliktit Izrael-Palestinë.

Sidoqoftë, nuk kishte asnjë përfaqësues palestinez, i cili Trump duke iu referuar Kudsit si “kryeqytet i pandarë i Izraelit”.

Plani i ashtuquajtur i paqes i Trumpit anulon në mënyrë të njëanshme rezolutat e mëparshme të OKB-së për çështjen palestineze dhe tërhoqi kritika për dhënien e Izraelit pothuajse gjithçka që kërkoi.//AA

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb