HIMARE- Policia ka ndaluar sot një prej banorëve protestues në Himarë, pasi tentoi që t’i vinte zjarrin një autoboti me gaz, me qëllim që të parandalohej shembja e banesave. Në aksionin në fjalë, ku do të shemben 24 banesa, të pranishme për mbarëvajtjes së situatës janë angazhuar 163 forca policore si dhe 10 janë grupe të FNSH-së.

NJOFTIMI
Lidhur me zbatimin e vendimit për prishjen e disa objekteve në kuadër të Projektit ”Rikualifikimi urban në Spille-Himarë”, i cili është duke u zhvilluar, bëjmë me dije se : Në mbështetje të organeve ligjzbatuese (IKMT-së) të cilat marrin pjesë në shembjen e disa objekteve lidhur me Planin Rregullues në Himarë, për funksionimin dhe garantimin e ruajtjes së rendit dhe qetësisë publike në këtë aksion janë në gatishmëri të plotë rreth 163 forca policore. Ndër këto forca, 10 janë grupe të FNSH-së si edhe shërbime të tjera Policore prej DVP.Vlorë, prej Komisariatit të Policisë Sarandë, Himarë dhe Delvinë.

Aktualisht bëhet me dije se janë prishur 5 objekte. Në ambientet Policore është shoqëruar një shtetas për arsye se ka tentuar të shkaktojë zjarrvënie në një autobot me gaz i cili ndodhej në ambientin ku po shemben objektet. Policia e DVP.Vlorë së bashku me Grupet e FNSH-së janë në gatishmëri për mbarvajtjen sa më të qetë dhe pa probleme për shmangien e çdo të papriture si edhe parandalimin e ndonjë akti të mundshëm kriminal deri në përfundim të aksionit.
(ed.me/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: