Një polic është pezulluar nga puna pas arrestimeve të aktivistëve të
PSD gjatë protestës së ditës së sotyme kundër taksës shtesë për regjistrimin e makinave
Policia e Kosovës ka bërë të ditur përmes një komunikate për media se janë proceduar penalisht dhe janë marrë masa disiplinore edhe për disa efektivë të tjerë.
Gjatë ditës së sotme mbështetës të Partisë Socialdemokrate në Kosovë protestuan kundër taksës shtesë prej 5 euro që qeveria e Kosovës do të vendosë për regjistrimin e makinave. Disa protestues janë arrestuar mes tyre edhe kryetari i PSD Dardan Molliqaj.
(BalkanWeb)