Një qytetar nga Kamza i cili punon në Laprakë ka shprehur hapur revoltën ndaj kryeministrit Rama për bllokimin e rrugës prej 2 javësh.

Qytetari thotë se plani për rrugën është afatgjatë, por shteti duhet të kishte marrë masat.

Ai thotë se PS mund të jetë shumë e mirë, por me kryetarin që ka uron ‘’Ja dëgjofsha haberin’’.

 

‘’Jam një qytetar nga Kamza, jam punonjës këtu, në këtë pozicionin. Qeveria mos tallet me këtë popull të ndershëm e fukara. Po vuan sa s’ka më. Ç’lidhje ka të bllokohet kjo rrugë. Projekti është afatgjatë, pra duhet të marrësh masat. Se ky shtet e bën këtë projekt. Jam qytetar që dua të jetë e hapur. PS mund të jetë shumë e mirë, po me atë që ka në krye ja dëgjofsha haberin.’’- tha qytetari.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb