SHKUP- Qindra demonstrues pas ngjarjeve në Kumanovë kanë protestuar para godinës së qeverisë në Shkup.

Demonstruesit shqiptarë e maqedonas janë ndaluar nga kordoni policor në kryqëzimin para ndërtesës së qeverisë.

Ata vazhduan përpara Gjykatës Themelore, ndërsa në fund shprehën pakënaqësinë e tyre para Parlamentit.

Mediat shqiptare në Maqedoni raportojnë se para Parlamentit qindra qytetarë kanë kërkuar dorëheqjen e gjithë qeverisë dhe jo vetëm dy ministrave të Gruevskit.

Në protestën e sotme shihej edhe banderola në gjuhën shqipe si dhe flamuj shqiptarë bashkë me ato maqedonas.

(d.d/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: