ANGLI

Manchester United-Liverpool nuk do të luhet sot për shkak se stadiumi ”Old Trafford” nuk përmbush standardet e sigurisë.

Tifozët pak orë më parë hynë brenda në fushë duke hedhur flakadanë si protestë ndaj pronarëve të Manchester United që vendosën ditë më parë të ishin pjesë e ‘Super League’, por më pas u tërhoqën.

Sfida e sotme duhet të kishte nisur në orën 17:30, por nuk ka ende një top të shkelmuar. Gjithsesi në një njoftim zyrtar, si Manchester United dhe Premier League vendosin që ndeshja mos luhet sot ndërkohë kjo e fundit i cilëson veprimet e tifozëve si të pajustifikueshme.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb