Deputetja e PD Andia Ulliri, përmes një postimi në Facebook ka deklaruar se i ka dorëzuar Kuvendit një shkresën për kërkesë informacioni drejtuar ARRSH dhe Ministrisë së Infrastrukturës dhe Energjisë mbi vendimin e lëvizjes me një sens në aksin Qafë-Kashar- Rrethrrotullimi Nënë Tereza – Ahmetaq.

Ajo i është bashkuar protestës së banorëve të Rinasit, ndërsa shprehet se duhet të bëhet rishikim i këtij vendimi, i cili penalizon banorët.

“Sot kam dorëzuar në Kuvend shkresën për kërkesë informacioni drejtuar ARRSH dhe Ministrisë së Infrastrukturës dhe Energjisë mbi vendimin e lëvizjes me një sens në aksin Qafë-Kashar- Rrethrrotullimi Nënë Tereza – Ahmetaq. Kërkesa e banorëve vazhdon të jetë e njëjtë. Rishikim të vendimit ku banorët e Rinasit nuk do të penalizohen dhe izolohen në sajë të lëvizjes në një sens drejtimi”, shkruan ajo.

  • foto galeri
  • foto galeri

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: