Pasi pezulluan punën paraditen e sotme, kontrollorët e AlbControl në Rinas presin në taim sot ministren e Energjisë dhe Infrastrukturës, Belinda Ballukun.

Gazetarja Dorjana Bezat raporton për Balkanëeb se kontrollorët pasi pezulluan punën janë rikthyer në zyrat e tyre dhe presin Ballukun tashmë për të diskutuar për kërkesat e tyre.

65 kontrollorët kanë disa kërkesa që pritet t’i negociojnë ndërkohë që prej mungesës sot në punë për rreth 30 minuta ndikuan drejtpërdrejt në vonesën e dy fluturimeve Athinë-Tiranë dhe Stamboll-Tiranë.

Vitin e kaluar bordi i AlbControl i uli pagat me 62%, ndërkohë që kontollorët kanë firmosur kontratën e paaftësisë në punë edhe për shkak të stresit ndaj pandemisë, por nuk është marrë parasysh nga drejtuesit.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb