Mijëra përkrahës të Donald Trump janë mbledhur në qendër të Washingtonit për një protestë të madhe kundër rezultateve të zgjedhjeve.

Njerëzit, të shumtë në numër, kanë mbushur rrugët vetëm disa blloqe larg Shtëpisë së Bardhë.

Siç shkruan CNN, shumica e protestuesve janë përkrahës të përditshëm të Trumpit në disa grupe që identifikohen si ekstremë të djathtë, supremacistë të bardhë, ose të njohur për teori konspirative.

Ata u panë të ngazëllyer kur autokolona e presidentit Trump kaloi nga vendi i ngjarjes. Disa prej tyre vrapuan drejt limuzinës së tij ndërsa po kalonte.

Trump më pas bëri një postim në Twitter duke thënë se ishte i emocionuar ndërsa shihte protestuesit kundër zgjedhjeve. Në një tjetër postim, Trump shkroi se mediat nuk po e tregojnë numrin e vërtetë të protestuesve, pavarësisht se i kanë reporterët aty.

  • foto galeri

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb