Lideri i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti iu është bashkuar reagimeve në lidhje me protestën e dhunshme që ndodhi në Kongresin amerikan në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Kurti përmes një postimi në Tëitter ka shkruar se kur demokracia në Amerikë kërcënohet, bota nuk është më e sigurt.

“Kur demokracia në Amerikë kërcënohet, bota nuk është më e sigurt. Njerëzit e Kosovës i kanë përcjellë me shqetësim të madh skenat trishtuese në Capitol Hill dhe ne bëjmë thirrje për transferim paqësor të pushtetit duke respektuar vullnetin e popullit amerikan, e jo dhunë nga ekstremistët e së djathtës”, ka thënë Kurti.

Kujtojmë se dje përkrahësit e Donald Trumpit u futën dhunshëm në ndërtesën e Kongresit amerikan, ku gjatë përleshjes mes forcave të rendit dhe demonstruesve pesë persona kanë humbur jetën dhe rreth 50 tjerë janë lënduar.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb