Ish- deputeti i PD, Klevis Balliu ka nënkuptuar se sot në mbledhjen e koalicionit opozitar në selinë blu mund të ketë një vendim për protesta nga opozita.

Balliu tha se tashmë duhet të jemi të bashkuar për të shporrur krimin. Sipas tij të njëjtët janë si ata që shembinin monumentet kulturore në komunizëm, apo dhe sot duke e identifikuar Ramën si nipi i Spiro Kolekës.

”Nipi i Spiro Kolekës vjen dhe i vendos dinamitin Teatrit. Këta janë të njëjtit që edhe në komunizëm prishnin monumentet kulturore. Do të merret një vendim politik gjatë mbledhjes sot. Duhet të jemi të bashkuar që të shporrim këtë krim.”- tha Balliu.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb