TIRANË

Avokati Spartak Ngjela deklaroi se djegia e mandateve nga opozita nuk i shërben aspak politikës shqiptare. Sipas tij, heqja dorë  nga mandatet  është një proces institucional dhe kjo kërkon kohë.

Avokati i pranishëm në emisionin “ Dritare me Rudinën” në News 24 u ndal edhe tek deklarata  e ambasadës amerikane, e cila sot deklaroi se vendimi i opozitës për djegien e mandateve do të cenojë themelin e demokracisë.

Ngjela the se shkaku kryesor që ka prodhuar këtë lëvizje politike të opozitës është bërë KLGJ-ja dhe  KLP-ja.

“E prisja reagimin e ambasadës. Por është hapi i parë. E mira është që mos të kemi një hap të dytë. Pse e them këtë? Sepse kuptohet se nuk është një ndërmarrje politike. Është ndërmarrje aksion për t’i shpëtuar reformës në drejtësi. Mandati nuk digjet, por lihet. Duhet të japësh dorëheqjen. Nuk është mirë për politikën, që të thyhet. Arsyeja që thyhet është materiali shtrëngues që kanë.

Kanë ndërkombëtaret e nivelit të lartë. Deklarata e ambasadës nuk është  kërcënim.  E dyta, mandati dorëzohet procedurialisht.  Shqiptarët që janë 97 për qind pro amerikan, kë dëgjojnë?  Shkaku nuk është tek diktatura. Shkaku është KLGJ dhe KLP-ja. A iu thashë unë se do të ikin nga çadra, të votojnë reformën në drejtësi, a iu thashë se një nga një do të kalojnë nga një verr”, theksoi ai.

Ndërkohë Ngjala tha se skema e mbrojtjes së kryeministrisë në protestën e së shtunës  ishte e njëjtë me atë që bën FBI-ja amerikane.

“Opozita kërkon destabilizim  dhe deri diku edhe Edi Rama.  Frikë nga reforma kanë të tërë. E rrethuan kështjellën, e pe?.  Ata ishin mullinjtë e erës. E pe skemën se si e mbrojtën kryeministrinë ishte si e FBI-së. Këtë skemë nuk e bëjnë këta tanët”, tha Ngjela.

(N.M/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb