TIRANË

Presidenti i Republikës Ilir Meta i ka bërë thirrje qytetarëve sapo ka nisur protesta për Teatrin të mos i përgjigjen dhunës me dhunë, por me besim te Demokracia dhe Triumfi i saj mbi talebanizmin dhe oligarkinë.

Kreu i Shtetit deklaron se mbështet fuqimisht një hetim ndërkombëtar për shkatërrimin antikushtetues, të paligjshëm dhe në mënyrën më antieuropiane të Teatrit Kombëtar.

“Mbështes fuqimisht një hetim ndërkombëtar për shkatërrimin antikushtetues, të paligjshëm dhe në mënyrën më antieuropiane të Teatrit Kombëtar.
Gati të bashkëpunoj me Aleancën për Mbrojtjen e Teatrit, si dhe me çdo institucion europian dhe ndërkombëtar për Kulturën.
Europa dhe bota demokratike po e kupton edhe me qartë se ç’po ndodh këtu.
Mos iu përgjigjni dhunës me dhunë, por me besim te Demokracia dhe Triumfi i saj mbi talebanizmin dhe oligarkinë.”, deklaron Meta, teska poston foton e një protestuesi nën këmbët e policëve.

Meta Fb
Meta Fb

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb