SHKODËR

Partia Demokratike dega Shkodër ka reaguar pas konstituimit të Këshillit nga ana e Maxhorancës. Me një shënim në “Facebook”, PD Shkodër thotë se qytetarët e saj nuk do të lejojnë veten, që të përkulen përpara kryeministri Edi Rama.

Sipas saj, Policia e Shkodrës  ka arrestuar disa protestues që ishin në mbështetje të opozitës.  Dega lokale njofton se në mesin e të arrestuarve është edhe kryetari i Forumit Rinor të Partisë Demokratike, Arvit Bushati. Mbështetësit e Partisë Demokratike në Shkodër u përplasën me Policinë, ndërsa në ambientet e brendshme të Bibliotekës së Universitetit po mbahej  mbledhja për konstituimin e Këshillit të Bashkisë Shkodër.

Reagimi i PD Shkodër:

Shkodra,nuk iu përkul komunizmit e kurrsesi nuk do ta pranojë as përkuljen ndaj Edvin Ramës !

Protesta e sotshme ishte shprehja më e qartë e vullnetit të qytetarëve të Shkodrës,e konstituimi i këshillit ilegjitim bashkiak,asgjë tjetër veç një shfaqje e turpshme që kurrsesi nuk i ngjan një konstituimi të vërtetë,kur vendi i organizimit ndërrohet në sekondën e fundit e mbledhja organizohet me prezencën e forcave të FNSH-së. Një shfaqje qesharake brenda një celule të uzurpuar me forcë nga klika e Ramës.Shfaqje që vazhdon me arrestimet politike njësoj si etërit e tyre,në mes të të arrestuarve edhe kryetari i forumit rinor të Partisë Demokratike,Shkodër Arvit Bushati.

Ne jemi të gatshëm të mbrojmë me çdo kusht Shkodrën nga pushtimi i Rilindasve të cilët përveç krimit e drogës nuk ndjellin kurrë asgjë të mirë.

Të gjithë bashkë për të mos pranuar që e keqja të mbysë djepin e demokracisë !

#partiademokratikeShkodër #pd

(n.m/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: