Grevistët e fshatit Lumas kanë hyrë në ditën e dytë të grevës së urisë. 5 grevistët që janë ngujuar që prej ditës së djeshme në një godinë përballë zyrave të ish-komunës Lumas kanë shfaqur sot edhe problemet e para shëndetësore.

Dy prej banorëve kanë probleme me hipertensionin dhe ilaçet që pinë duhet të konsumohen pas buke. Kjo ka sjellë edhe përkeqësimin e gjendjes së tyre shëndetësore, e konstatuar kjo edhe nga mjeku Elton Sula, që ka kryer dhe ekzaminimin e grevistëve.

Ai i ka urdhëruar dy grevistë të sëmurë të largohen nga greva pasi nuk mund ta përballojnë dot, për shkak të sëmundjeve dhe temperaturave të larta. Vetë grevistët shprehen se edhe pse janë të sëmurë nuk do ta ndalin për asnjë moment grevën e urisë.

Grevistët kërkojnë përmbushjen e të gjitha kërkesave të parashtruara dhe pezullimin e menjëhershëm të punimeve në burimin e Sinecit.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb