Pas protestës së radhës së banorëve të fshatit Lumas për ujin e burimit të Sinecit,ka reaguar bashkia e Kuçovës. Drejtori i Urbanistikës në bashkinë Kuçovë,Ferdinand Puca ka deklaruar se aty do të ndërtohet një projekt madhor dhe se burimi i Sinecit nuk është pronë e banorëve por është pronë publike.

“Bashkia Kuçovë ka hartuar para një viti një projekt për ndërtimin e një ujësjellësi që do të furnizojë 5800 banorë të 7 fshatrave: Lumas, Pëllumbas, Bardhaj, Shegjës, Vodëz, Krekës dhe Koritës. Projekti synon në marrjen e ujit nga burimi i Sinecit, që nuk është as pronë private dhe as pronë e shtetit por është pronë publike.

Ndërtimi i këtij ujësjellësi nuk do të ndikojë në mbylljen përfundimtare të burimit të Sinecit pasi parashikohet që të ketë ujë për vaditje edhe për banorët. Projekti kap vlerën e 354 milion lekëve, do të zbatohet në një afat kohor prej 18-muajsh dhe firma zbatues është firma Salillari shpk”, ka thënë Drejtori i Urbanistikës Kuçovë Ferdinand Puca.

  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb