Qytetarët janë mbledhur sërish në sheshin përpara kryeministrisë, për të protestuar për rritjen e çmimeve.

Përfaqësuesi i “Qëndresa Qytetare”, Migen Qiraxhi, tha se ditën e sotme kanë vendosur që protesta të fokusohet më së shumti te sloganet dhe shtoi se qëllimi i tyre është që të ushtrojnë presion te qeveria, që çmimet të pësojnë një normalizim.

“Për të pasur një formë të re komunikimi, kemi arsyetuar dhe lajmëruar që sot do të jetë ditë pa fjalime. Ne do të duhet të kemi sistemin e audios, për të orientuar dhe sjellë vëmendjen. Janë suportet që ne i kemi marrë masash, për turmën e njerëzve që duhen të udhëzohen.

Foninë e kemi marrë për të kënduar një himn. Kemi shpërndarë disa altoparlantë për të pasur më shumë zë. Këto janë forma të re të protestuesit. Ne kemi kaluar në një fazë tjetër. Nëse dy javësh ishim në teorinë që shqiptarët nuk protestojnë, besoj që në këto protesta kemi parë se si reagojnë qytetarët. Ka një mori arsyesh, që nisin me atë kthim 365 gradë të kryeministrit që tha qeveria nuk hy në treg, ndërsa tani ndërhyri. E rëndësishme është që qytetarët e angazhuar dhe grupet shoqërore janë për të treguar vullnetin që ne qëndrojmë.

Në komunikimin publik, kryeministri ka një avantazh më të madh, në njëfarë mënyre ashtu siç e ka kthyer në metodologji, besoj ka pasur metodat e tjera. Presioni është i jashtëzakonshëm. Disa ditë më parë kishim 200 të rinj që u shoqëruan në komisariatet e vendit. Nëse ka moment që t’ia shohim hajrin demokracisë, është të protestojmë. Ne tashmë kemi marrë një mësim të jashtëzakonshëm. Nëse bëhemi bashkë ne frymëzojmë qytetarët.

Unë besoj që presioni jonë është multidimensional. Ne patëm mundësi të përpilonim disa kërkesa për fashën e grupe në nevojë dhe kemi konsumuar në rrugë institucionale. Ne kemi treguar që e lemë protestën, por lajmi i mirë është që jemi rikthyer. Qytetarët rikthehen dhe s’duhet të pezmatohemi te numrat”, tha Qiraxhi.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: