Qytetarët kanë bllokuar unazën e Tiranës, në shenjë revolte për rritjen e çmimit të naftës dhe produkteve bazë.

Si pasojë është krijuar një varg i madh makinash në të dyja kahet e unazës, ndërsa qytetarët duken të vendosur për të zgjatur reagimin. Ata kanë kërkuar ulje të çmimit të naftës dhe produkteve bazë, duke theksuar se jetesa është bërë e pa përballueshme.

“Zbrita nga makina, tentuan të na shtynin me forcë, por shyqyr ishim shumë sot. Unë personalisht kam 6 muaj që protestojmë. Unë jam mësuar me protesta, do të jem çdo ditë. Do të jenë të përditshme protestat, shpresoj të jemi më shumë, vetëm kështu do t’ia dalim.

Ai i gjati thotë do ia dalim bashkë. Nuk besoj se ai ka qenë ndonjëherë në karburant me 30 mijë në xhep dhe të thotë të hedh 20 dhe 10 ti mbaj për kafe. Nëse ka luftë, ul taksën, hiq TVSH, jo vetëm ngri, ngri, ngri. Nuk ia dalim më. Nesër të bëhet me djegie, vezë, kështu nuk bëhet më. Një ditë shpresojmë të heqim qafe këta pushta!”, tha qytetari.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb