Aktori Neritan Liçaj ka qenë i pranishëm sot në protestën për Mbrojtjen e Teatrit.

Liçaj tha se pushtetarët duhet të lënë agallëkun, por duhet që t’i shërbejnë popullit.

“Pushtetarët të lënë agallëkun, janë shërbëtorë të popullit. Ka 8 vjet që ushtrojnë dhunë e largojnë rininë e prodhojnë varfëri.

Të ulin kokën e të thonë kaq ditëm e kaq bëmë. Policia me çuna problematikë, nuk e ka frikë njeri. Edhe paraardhësit e tyre, kushdo që është sjellë me dhunë ka përfunduar keq”, tha Liçaj.

(d.xh/ Balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb