Deputeti i zgjedhur i Partisë Demokratike Tomor Alizoti, ka dënuar dhunën e policisë mbi qytetarët që protestojnë për të pezulluar punimet pranë burimit natyror të Sinecit.

Me një postim në Fcebook, Alizoti shkruan se ky rast është një tjetër shembull i kapjes së shtetit nga ana e një regjimi të korruptuar deri në palcë, i cili punon kundër interesave të shumicës së shqiptarëve.

 

Ai i bën thirrje SPAK pasi forcat e rendit nuk mund të përdoren në shkelje të ligjit kundër qytetarëve.

 

Postimi i plotë

“Edhe pse ka një vendim nga Administrata e Zonave të mbrojtura për të pezulluar punimet pranë burimit natyror të Sinecit, policia dhunon qytetarët që protestojnë për zbatimin e vendimit të AdZM-së.Është e qartë për të gjithë se kjo polici nuk i shërben qytetarëve, por ortakëve të Ramës që shkelin në mënyrë flagrante ligjin dhe të drejtat e banorëve të zonës. Ky rast është një tjetër shembull i kapjes së shtetit nga ana e një regjimi të korruptuar deri në palcë, i cili punon kundër interesave të shumicës së shqiptarëve. Dhuna ndaj qytetarëve duhet hetuar dhe ndëshkuar një orë e më parë. Është detyra e SPAK të tregojë se askush nuk është mbi ligjin dhe se forcat e rendit nuk mund të përdoren në shkelje të ligjit kundër qytetarëve”

 

(BalkanWeb)

 

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb