ELBASAN- Pas protestave të njëpasnjëshme nga prindërit dhe nxënësit e shkollës në Mengël, Bashkia e Elbasanit ka marrë vendimin që të kryejë rikonstruksion të pjesshëm të godinës së shkollës.

Vendimi u bë i ditur nga drejtoresha e shkollës Nevila Duli, e cila teksa ia komunikoi prindërve vendimin, ku sipas saj shkolla do të jetë gati për 2-3 javë.

Teksa komunikoi qëndrimin e pushtetit lokal, drejtorja e institucionit arsimor kërkoi dërgimin e fëmijëve në shkollë, por prindërit kërkuan më parë nisjen e punimeve dhe vetëm atëherë do të pranojnë t’i dërgojnë fëmijët në shkollën që janë zhvendosur.

Ndërkohë ka nisur boshatisja dhe pastrimi i ambienteve të shkollës nga mësuesit dhe komuniteti i prindërve.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb