Të mbërritur disa ditë më parë në Sinec,3 inspektorë të IKMT-së Elbasan kanë kryer inspektimin e të gjithë zonës ku firma Salillari po kryhen punimet për ndërtimim e një ujësjellësi dhe kanë verifikuar edhe shkeljet e kryera në kanionin e Sinecit.

Inspektimi është kryer pas vendimit të marrë nga ADZM Elbasan për pezullimin e punimeve në këtë zonë,të cilësuar “zonë e mbrojtur” e kategorisë së tretë. Kanë qënë 3 inspektorët e IKMT-së Elbasan: Klajdi Merxhani, Aranit Çela dhe Ardian Lufo ata që kanë mbajtur edhe proçes-verbalin e konstatimit të kundravajtjes,proçes-verbal i mbajtur në datën 05.08.2021.

Inspektorët ushtruan kontrroll në bashkinë Kuçovë dhe në kantierin e ndërtimit në Kanionin e Sinecit (monument natyre) dhe konstatuar kundravajtje ligjore. Sipas imspektorëve janë konstatuar kundravajtjet: marrja pa leje administrative e ujit, mospajisje me autorizim, veprimtari që kryhen në kundërshtim të mbrojtjes së brigjeve dhe ndërtimin e objekteve për shfrytëzimin e burimeve.

Vlerësimi i situatës së krijuar në Sinec është kryer nga IKMT bazuar bazuar në informacionin dhe proçes-verbalin e kontatimit të kundravajtjes nga ADZM Elbasan, të përcjellë pranë IKMT-së. Pasi verifikuan dhe konfirmuan të gjitha kundravajtjet administrative që u kontatuar nga ADZM Elbasan, inspektorët e IKMT-së Elbasan vendosën për njoftimin e kryeinspektorit, me qëllim vazhdimin e mëtejshëm të proçedurave ligjore.

Edhe pse shkeljet e konstatuara parashikojnë marrjen e vendimit për prishjen e punimeve të kryera deri më tani në zonën e burimit të Sinecit nga firma Salillari dhe gjobitjen e fimës në masën 650 milion lekë (të vjetra), pritet vendimi që do të marrë Kryeinspektoriati i IKMT-së.

Kujtojmë se banorët e Lumasit janë duke protestuar prej 4-muajsh në mbrojtje të ujit të burimit të Sinecit,duke kundërshtuar me forcë ndërtimin e ujësjellësit në këtë burim. Paralelisht me protestat në Sinec, prej 9 ditësh janë futur në grevë urie edhe 5 banorë të Lumasit.

  • foto galeri

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb