Është përshkallëzuar protesta e qytetarëve dhe bizneseve kundër taksës së Rrugës së Kombit. Qindra qytetarë kanë bllokuar sot këtë rrugë, në shenjë proteste kundër taksës së re të vendosur nga kompania koncesionare.

proteste l

Protestuesit, nga Kukësi por edhe nga Kosova kanë qëlluar me gurë mbi efektivët e policisë, ndërsa policia është përgjigjur me shkopinj gome e dhunë. Gazetari Armir Mehaj ka siguruar për “BalkanWeb” pamje nga përleshjet.

Policia po përpiqet të mbajë larg nga objekti ku ndodhen aparaturat e kompanisë ku paguhet bileta. Efektivët kanë krijuar një kordon policie për të ndalur protestuesit që qëllojnë me gurë.

(m.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb