TIRANE-Kryeministri Edi Rama nuk i ka kursyer ironitë për protestat që u zhvilluan kundër taksës për Rrugën e Kombit.

Kreu i qeverisë shigjetoi deputetin e PD-së në qarkun e Kukësit, Flamur Nokën, që sipas tij provokon sherre.

“Kur ti thërret një protestë me Flamur Ndokën, është një protestë….është qytetar i Shqipërisë që njihet për karburantin eksploziv në xhep. Dhe ku shkon Flamur Ndoka (Noka) mund të ketë një sherr. Kuksianët e dinë mirë se ça them unë”, tha Rama.
(ed.me/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb