Teksa sot në orën 17:30 është parashikuar që të nisë protesta kundër shembjen së Teatrit, e organizuar nga Aleanca për Mbrojtjen e Teatrit, e mbështetur shoqëria civile si dhe nga opozita, policia nëpër rrethe ka forcuar kontrollet në rrugë.

Mësohet se në rrethrrotullimin e Bradasheshit policia e Elbasanit ka ngritur prej disa ditësh një postbllok i cili kontrollon të gjitha automjetet që udhëtojnë drejt kryeqytetit duke kaluar në ‘sitë’ edhe dokumentacionin e tyre.

Ndërkohë gazetrari Fatmir Popja raporton për ‘BalkanWeb’ se sot nuk janë regjistruar raste të kthimit pas të automjeteve, nga Elbasani drejt Tiranës. Nga ana tjetër, lokale e PD pretendon se policia po pengon qytetarët t’i bashkohen protestës, duke kthyer makinat pas.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: