Përfaqësues të Partisë Demokratike të Beratit janë nisur sot drejt protestës së thirrur në orën 16:30 në Tiranë nga Aleanca Kombëtare për mbrojtjen e teatrit dhe opozita. Nisja e protestuesve beratas është kryer rreth orës 14:30 nga selia e Partisë Demokratike Berat, ku janë nisur rreth 20 automjete të vogla, ndërkohë që më herët dhe në orare të ndryshme janë nisur edhe automjete të tjera.

Kryetari i Partisë Demokratike, dega Berat, Gazmend Azizi ka deklaruar se makinat e protestuesve po pengohen rrugës drejt Tiranës nga policia rrugore pa asnjë shkak.

“Demokratët beratas do të mbështesin fuqishëm protestën e thirrur nga Aleanca Kombëtare për Mbrojtjen e Teatrit dhe opozita, në mbrojtje të fjalës së lirë dhe të drejtave të çdo qytetari. Askush, as forcat e policisë rrugore që po pengojnë makinat e protestuesve për të ikur drejt Tiranës, nuk mund ta pengojë dot fjalën e lirë. Qëndresa jonë do të jetë e fortë dhe të gjithë bashkë do të bashkohemi në protestë në kryeqytet”, ka thënë Azizi.
(ed.me/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb