Procedohen penalisht 2 organizatorët e protestës së djeshme për vrasje në Klodian Rashës në Durrës. Ndonëse tumbimi në Durrës ishte paqësor, policia thotë se ishte i paligjshëm.

Edhe policia e Shkodrës ka proceduar në gjendje të lirë 5 shtetas nga Shkodra, të cilët ishin pjesë e protestës së heshtur dy ditë më ë si shenjë revolte për vrasjen e të riut Klodian Rasha nga efektivi i policisë. Pesë shtetasit e proceduar në gjendje të lirë dyshohen për veprën penale të grumbullimit të paligjshëm duke qenë se protesta e heshtur u zhvillua pas orës policore 22:00. Në atë protestë një grup të rinjsh dhe qytetarësh shkodranë ndezën qirinj dhe marshuan në rrugë.

NJOFTIMI I POLICISE DURRES

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Durrës dhe Komisariatin e Policisë Shijak, në vijim të punës për kapjen e personave në kërkim dhe vënien e tyre para përgjegjësisë penale, ndaluan shtetasit:

A. Z., 39 vjeç, banues në Durrës, pasi në vitin 2015, Gjykata e Shkallës së Parë Durrës e ka dënuar me 1 vit e 10 muaj burg, për veprën penale “Vjedhja me dhunë”;

B. T., 33 vjeç, banues në Shijak, për veprën penale “Plagosja e lehtë me dashje”, pasi më datë 01.12.2020, ka ushtruar dhunë ndaj nipit të tij, për motive të dobëta.

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Durrës proceduan penalisht, për veprën penale “Organizimi dhe pjesëmarrja në grumbullime e manifestime të paligjshme”, shtetasit A. B., 30 vjeç dhe Sh. M., 26 vjeç, banues në Durrës.

Më datë 09.12.2020, rreth orës 17:00, këta shtetas kanë organizuar një grumbullim me rreth 40 persona, pa lejen e organeve kompetente.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës, për veprime të mëtejshme.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb