Mijëra qytetarë, pjesa më e madhe të rinj kanë marshuar mbrëmjen e sotme në rrugët e kryeqytetit. Gazetarja Klodiana Lala raportoi ‘live’ se ata janë nisur nga Kryesia e Kuvendit, pa u ndalur para Kryeministrisë dhe kanë marshuar në Bulevard duke ecur në drejtim të Drejtorisë së Policisë së Tiranës.

Nuk kanë kaluar shumë kohë dhe policia ka hedhur gaz lotsjellës. Duket se kjo është strategjia e forcave policore, për të dëbuar demonstruesit.

  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri

Edhe sot, qindra qytetarë janë grumbulluar përpara Kryeministrisë dhe në zona të tjera kyçe në Tiranë, në shenjë revolte për vrasjen e të riut.

Po ashtu, bëhet me dije se kanë nisur edhe shoqërimet e para të policisë në Drejtorinë e Përgjithshme në Tiranë.

(d.xh/ balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb