Sot, në orën 18:00 pritet që të nisë protesta e dytë në Tiranë për vrasjen nga policia të të riut Klodian Rasha.

Gazetarja Dorjana Bezat raporton për “News 24” e “Balkanweb” se Policia e Shtetit ka nxjerrë urdhër, që mediat nuk do lejohen të jenë afër Ministrisë së Brendshme dhe Kryeministrisë, vend ku pritet të zhvillohet demonstrata.

Sot do të jenë në terren rreth 800 punonjës efektivë policie. Protesta pritet të nisë në orën 18:00.

Sipas gazetares, urdhri për mos-lejim të pranisë së mediave pranë protestës bëhet me arsyetimin se njerëzit e medias mund të dëmtohen.

Nga ana e mediave, presin që rregulli i pazakontë i vendosur nga policia të ndryshojë nga Policia e Shtetit dhe që gjithçka të transmetohet live, ashtu siç ka ndodhur gjithmonë.

(d.xh/ Balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb