TIRANË

Kaosi në kryeqytet dhe protestuesit e shpërndarë në disa pika dhe para disa institucioneve, ka bërë që policia të shtojë radhë tek Kryeministria për mbrojtjen e godinës.

Turmat e protestuesve janë vendosur në disa pika, si ministritë në qendër, tek rruga e Kavajës, pas Bankës së Shqipërisë dhe i janë drejtuar zonës së Bllokut. Para Kryeministrisë shihen forca të shumta policie, duke marrë masat për çdo eventualitet të mundshëm. Protestuesit kanë nisur të mblidhen në Bulevard, duke u afruar tek Kryeministria.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb