Analisti Artan Muhaxhiri ka komentuar tubimin e Vetëvendosjes sot në Prishtinë, që është cilësuar nga organizatorët si “provë për protestë” në kohën e pandemisë së koronavirusit.

Në një lidhje skype për emisionin ‘Real Story’ në ‘News24’ Muhaxhiri tha se paradoksi në këtë protestë ishte fakti se ky tubim është thirrur nga Lëvizja Vetëvendosje, që udhëhiqet nga kryeministri në detyrë, Albin Kurti.

Ai tha se protesta e sotme ishte si ‘kërcënim’ i asaj çka mund të ndodhë në Kosovë në vijim, që mund të pasojë edhe me mbledhjen e rreth 100 mijë personave në shesh.

“Edhe ministri i Shëndetësisë, doli dhe tha nuk ka rrezik sa i takon COVID-it. Protesta sotme ishte një lloj kërcënimi dhe parashikon se çfarë mund të ndodh. Pra fjala ‘test’ tregon një mostër të vogël të asaj që mund të jetë. Sot kanë qenë 3 mijë 4 mijë njerëz. Pra mund të ketë në protestë 100 mijë vetë. Kjo është paradoks, pasi ne jemi mësuar që Vetëvendosja të jetë parti anti-sistem dhe në luftim të sistemit. Ajo është brenda sistemit, ka hallkat e rëndësishme, shëndetësi, drejtësi, e polici. Ishte batutë e disa njerëzve që kalonin nga qendra sot dhe thoshin; “Poshtë qeveria”, pasi ka qenë slogani i Vetëvendosjes.”, tha Muhaxhiri

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb