TIRANE

Pedagogët kanë bojkotuar mësimin edhe te fakulteti i Shkencave Sociale. Në mbështetje të pedagogëve protestues janë mbledhur edhe disa studentë. Pedagogu Arlind Qorri në një prononcim për News 24 u shpreh se protesta e tij dhe e kolegëve do të vijojë. Teksa u ndal te takimi i pedagogëve me ministren e Arsimit, Rinisë dhe Sporteve, Qorri tha se arsyetimi i saj ishte fyes.

“Vendosëm për vijimin e grevës. Në asamble u vendos nisja e grevës pa afat. Pedagogët shkuan me 5 kërkesa te Ministria. Ministrja u foli pedagogëve për paktin, fyese. Ju ka shpjeguar pedagogë, me aq sa më kanë thënë prit t’ju shpjegoj Paktin për Universitetin. Në qoftë se ministrja u thotë do t’ju përgjigjem ju duke ju shpjeguar Paktin për Universitetin, si të ishin nxënës të klasës së parë. Kjo është për të ruajtur dinjitetin e pedagogëve, që nuk mund të fyhen nga qeveria dhe trajtohen si nxënës së klasës së parë.

Nuk di të thëm se çfarë vendimesh do marrë një trupë që do të mblidhet më vonë”, u shpreh ai.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb