Kryeministri Rama nga foltorja e Kuvendit ka theksuar se nuk mund të shpërblehet çdo zaptues i pronës publike.
Shefi i qeverisë iu bëri thirrje qytetarëve të Astirit të largohen nga protesta para Parlamentit, sepse nuk do të ketë asnjë dëmshpërblim për zaptuesit dhe të pronarët e paligjshëm tek “Unaza e Re”.

Sipas tij, ligji është i qartë ku përcakton se ndalohet rreptësisht ndërtimi në zona ku cenohet interesi publik.

“Mbasi 1 milion shqiptarë i thanë Kadria Saliut largohu, por ishte Shaban Kadriu. Ka dalë teoria e dëmshpërblimit pa kriter dhe pa karar. Nga ka dalë, por nga ka dalë.
Ligji i legalizimeve është votuar në parlament në 2006 dhe e ka bërë Sali Kadriu. Cfarë thotë ligji?. Ai ndalon rreptësisht legalizimin e çdo ndërtimi, aty ku ka interes publik.

Për një moment ënse mendojë cmendurinë se shpërblejmë cdo zaptues në interes publik. Nuk dalin më buxhetet e vitet e ardhshme për të rritur paga, ndërtuar shkolla. Kush është ndryshimi mes nesh dhe atyre. Ne kemi legalizuar 150 mijë shtëpi. Unaza është rrugë e kategorisë së parë. E dini ju se në Shqipëri nuk ka asnjë rrugë të kategorisë A. Rrugët tona edhe unaza, janë të kategorisë A. Projekti është që në kohën e Partisë Punës.

Partia e tij e parë gjurmën e parë, partia e dytë ka bërë linjën e legalizimit. Nuk është Tirana e dhive dhe e kioskave që ndërtojë Saliu dhe tha kjo është Zvicra e Ballkanit. Projekti është konform standardeve të miratuara në vitin 2015. As nuk bëhet fjalë për dëmshpërblim, të largohen dhe mos të rrini aty.

Ne nuk do të bëjmë dëshmpërblim, por do të japim bonues qiraje. Kush do e paguajë, mjekët, ushtarakët, policët. Janë mjekë dhe infermier, që meritojnë më shumë seç kanë. Kush ka ndërtuar një shtëpi për të futur kokën, ka qenë dhe është i mirëseardhur”, tha Rama.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: