KORCE

Kryeministri Edi Rama ka zhvilluar sot një bashkëbisedim me studentët e Korçës. I shoqëruar nga ministrja e Arsimit, Rinisë dhe Sporteve Besa Shahini dhe deputeti Niko Peleshi, kryeministri Rama komentoi edhe protestën e paralajmëruar të pedagogëve. Kryeministri u shpreh që  duhen ndarë pedagogët e nderuar nga ata ‘sharlatanë’. Rama u tha studentëve të pranishëm në takim që një herë në vit duhet të bëjnë një vlerësim për pedagogët.

“Jam i bindur që në këtë sallë ka vajza dhe djem që prindërit e të cilëve janë  pa punë, mund të mos ia dalin dot. Por secili prej jush nuk ka gjetur arsyet për të mos shkuar në shkollë, për të mësuar dhe nuk zbatuam thjesht normën e tarifës 50 % nga shoqëria përmes uljes së taksave. Shoqëria u detyrohet më të mirëve, sikurse u detyrohet më të dobtëve. Në këto kushte secili prej jush duhet të bëjë më shumë se kaq jo vetëm të marrë 9 dhe 10.

Unë dua që Pakti të kthehet në një kontratë të matshme mes nesh dhe jush dhe të anëtarësoheni në këtë kontratë. Të veni emrin tuaj aty,  për ta ndjekur. Këtu nuk bëhet fjalë vetëm tarifat, ku i keni marrë atë që ju takon e keni fituar gjysmën e tarifës.

Këtu nuk mund të përfshihen pedagogët. Çudia zgjat tre ditë. Të paguaj tarifën për ju është një shtrëngim por duhet të këmbehet me një arsim cilësor.

Këto janë fenomene që i kanë ngritur vetë studentët dhe kanë një tendencë për t’i shmangur. Është shumë interesante se janë mbledhur disa pedagogë që kërkojnë gjëra të mëdha, kërkojnë abrogimin e ligjit dhe thonë të ndalet denigrimi i pedagogëve. Kush po i denigron?

Të ndahen pedagogët e nderuar dhe të respektuar nga sharlatanët. Është shumë interesante se janë tre pika, thelbësore për vendimin tim që pakti i ka. Unë po ju them kaq nëse ju dorëzoheni dhe mjaftoheni me lekët. Këta thonë ne e duam këtë, por sduhet ta bëjë qeveria. Pyetja e thjeshtë është si duhet bërë kjo. E dyta është a do ndahet tregtia e librave pa vlerë, aq e vërtetë është saqë janë të pafund mesazhet që na vijnë ne dhe pikat që janë problem që na thonë studentët aman duam të bëjmë mësim, na lironi rrugën.

Qeveria nuk ndërhyn dot se i ka njohur universitetit autonomi. Kjo vjen puna te liria e duan për vete. Ne duam që studentët një herë në vit të bëjnë vlerësim për pedagogët.  Ky është qëllimi që ti të stimulohesh që të bëhesh më mirë. Dialogu është i zhvilluar në mënyrë ekstravagante në zyrën time në Whatsapp, po ç’rëndësi ka”, tha Rama.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb