TIRANË

Kreu i grupit parlamentar të LSI-së, Petrit Vasili, tha se qytetarët e kanë kuptuar më së miri se kush është shefi i qeverisë dhe çfarë përfaqëson ai në të vërtetë.

I pranishëm në emisionin “Të Pa Ekspozuarit” në News 24, Vasili duke folur për protestën e 16 shkurtit nënvizoi se Edi Rama mori pushtetin me vjedhje votash dhe kjo është siç shtoi ai, arsyeja më e fortë që shqiptarët të mbushin sheshet me protesta masive.

“Sot është ndryshe, sepse njerëzit e njohin këtë pushtet  më mirë seç e njihnin para dy vitesh, sepse flitej për një zallamahi në reformën në drejtësi. Problemi është shumë i qartë: Të gjithë kemi folur për dekriminalizimin. Unë kam deklaruar se manipulimi i votave është monstruoz.

E dyta kemi thënë se është korrupsionit në vend. Falë kësaj studioje, e vetmja në Shqipëri që i thotë hapur të gjitha. Sot kemi një qeverisje ilegjitime të dalë nga vota e blerë  dhe e manipuluar.  Populli është ndryshe edhe media e ka kuptuar. Të gjithë e kanë të qartë si drita e diellit se kush është Edi Rama”, tha Vasili.

Ndërsa deputeti i PD-së, Agron Shehaj tha se gjërat sot janë ndryshe dhe qyetatarët e kanë kuptuar se kjo qeveria nuk di të bëjë asgjë tjetër për pos vjedhjeve dhe pastrimit të parave.

“Sot ndryshe është: U faktuan blerja e votave dhe korrupsioni. Këto janë fakte. Këtë e thamë ne, por këtë e tha edhe VOA.  Kjo qeveri po vjedh dhe po bën pastrim parash. Cilat janë instrumentat që ka opozita dhe protesta është instrumenti madhor. Në parlament është e kotë dhe e pamundur të veprosh.  Pjesëmarrja nuk është dytësore dhe kjo është shumë e rëndësishme”, tha ai.

(N.M/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: