Për deputeten demokrate, Jorida Tabaku shkaku kryesor i protestës së studentëve është Ligji për Arsimin e Lartë.

Teksa kthehet pas në kohën e hartimit të ligjit, Tabaku vë në dukje mbështetjen e opozitës për studentët dhe pedagogët.

Deputetja e PD-së, shkruan se ministrja e Arsimit, Lindita Nikolla ‘luan’ me studentët, ndërsa shton se situata zgjidhet vetëm nëse rishikohet apo pezullohet plotësisht ligji.

Postimi i plotë
Fajin e ka Ligji i Arsimit të Lartë
Tre vjet më parë në kuvend u përplasën dy grupe. Qeveria e sotme që këndonte këngën e oligarkëve dhe hartuesve realë të Ligjit të Arsimit të Lartë dhe opozita që luftoi në krah të studentëve dhe pedagogëve.
Asaj kohe ministrja Nikolla dhe kryeministri Rama zotoheshin se nuk ka tarifa të larta. Por ja ku jemi sot. Tarifat rriten për vit, universitetet publike rrënohen ndërsa fitimtarët janë veç ato që e financuan gjoja reformën. Kush pranoi në heshtje u shpërblye me poste publike ndërsa studentët dhe pedagogët ndëshkohen me një ligj jo funksional dhe anti-kushtetues.
Në atë debat i pyeta drejtëpërdrejtë si ministren edhe kryeministrin për pasojat administrative dhe ato monetare. Këmbëngulën në të kundërtën megjithëse sot studentët po ngrihen për shqetësimet që i drejtova qeverisë. Ministrja sot luan kukafshehtin ndërsa kryeministri e nxjerr atë për të testuar sjelljen e studentëve.
E keqja që ka kapluar sot universitetet nis nga ky Ligj dhe nga gjoja Reforma. Asgjë nuk zgjidhet nëse Ligji nuk rishikohet apo pezullohet. Asgjë nuk zgjidhet nëse pas katër pikave të atudentëve nuk abrogohet ligji plotësisht

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb