Pakistani është përfshirë në protesta të dhunshme mes policisë dhe mbështetësit e liderit të opozitës.

Policia pakistaneze është duke u përpjekur të arrestojë kreun e opozitës dhe njëkohësisht ish-kryeministrin, Imran Khan. Policia ka hedhur gaz lotsjellës për të shpërndarë mbështetësit, të cilët hodhën gurë dhe tulla.

Demonstrata po mbahen në qytetin e Lahores.

Khan akuzohet se ka shitur në mënyrë të paligjshme dhurata shtetërore gjatë kohës që ishte në detyrë. Megjithatë, Khan pretendona se ishte i motivuar politikisht.

Polica ka bërë përpjekje më parë për të arrestuar Khan dhe ky i fundit ka thënë se “Unë jam i përgatitur mendërisht për të kaluar natën në qeli. Nuk e di për sa netë, por jam i përgatitur”.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb