Vijojnë protestat e dhunshme mes qytetarëve para Shtëpisë së Bardhë në SHBA, pas vdekjes së së afrikano-amerikanit, George Floyd, në duart e autoriteteve në Mineapolis ditë më parë.
Qindra njerëz kanë protestuar duke brohoritur “Nuk mund të marrë frymë”, fjalët të cilat i kishte thënë Floyd.

Shtëpia e Bardhë u vendos në izolim të premten për shkak të kërcënimeve për sigurinë.
Minesota, Nju Jorku dhe Atlanta kanë nuk kanë pushuar nga protestat e dhunshme për ditë me radhë, në kërkim të drejtësisë për Floyd. Protestuesit i kanë vendosur zjarrin një stacioni të policisë në Mineapolis dhe veturave. Në Atlanta u shpall gjendje e jashtëzakonshme në disa zona për të ruajtur qytetarët dhe pronat, pasi shumë ndërtesa u sulmuan nga protestuesit.

NGJARJA
Policët po ndiqnin veturën me të cilën po udhëtonte Floyd, nën dyshimin për përdorim të parave të falsifikuara. Sipas policisë, atij iu tha që të largohej nga makina dhe ai tregoi rezistencë fizike, pas së cilës u prangos. Videot treguan sesi një polic i bardhë bëri presion me gju në qafën e tij, teksa ka tentuar ta arrestojë, ndërsa Floyd dëgjohej duke bërtitur “të lutem, nuk mund të marr frymë” dhe “mos më vrit”. George Floyd më vonë ka vdekur në spital.

Një oficer policie, i pushuar nga puna pas vdekjes së afrikano-amerikanit George Floyd, u arrestua dhe u akuzua për vrasje. Oficeri Derek Chauvin, pritet të paraqitet para gjykatës në Mineapolis të hënën. Nderkohe, presidenti Donald Trump e ka përshkruar incidentin si të tmerrshëm dhe tha se ka biseduar me familjen e viktimës.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: