Të dielën forcat irakiane të sigurisë qëlluan me armë në një përpjekje për të shpërndarë protestuesit, duke plagosur disa prej tyre në kryeqytetin e vendit Bagdad si dhe qytetin Nasirija.

Një ditë më parë kleriku i njohur Muqafa al-Sadr bëri të ditur se nuk do t’i mbështesë më tubimet që po zhvillohen prej katër muajsh në Irak të cilat kanë kërcënuar status quo-në. Disa orë pas këtij vendimi njerëzit e al-Sadr, të cilët ishin ndër përkrahësit më të fortë të protestuesve, u larguan nga kampet me çadra, të ngritura në qendër të Bagdadit, shkruan Voa.

Protestuesit kërkojnë ndryshim të klasës politike, rritje të mundësive për punësim e kujdes shëndetësor, më shumë siguri si dhe dhënien fund të varfërisë ekstreme e korrupsionit që ka përfshirë vendin në shkallë të gjerë.

Protestuesit e kishin parashikuar se pa mbështetjen e klerikut a-Sadr, do të sulmoheshin nga milicia dhe divizione të forcave të sigurisë. Prej fillimit të protestave në muajin tetor të paktën 600 vetë janë vrarë dhe 20 mijë të tjerë janë plagosur.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb