Vëllai i Sabrina Bengajt, Armando Bengaj ka qenë i pranishëm në protestën para Ministrisë së Brendshme për motrën e tij të ndjerë.

Armando Begaj për “News24” ka deklaruar se ish-kunati i tij, Elton Metaj ka qenë një dhelpër që e luajti mirë rolin.

Sipas tij, Metaj ia punoi gjithë familjes shumë bukur mbrapa krahëve.

‘’Ata janë  fajtorët që e nxorën nga burgu atë. Edhe ai doktori në burgun e Zaharisë që gjoja ka qenë i sëmurë, ai ka qenë një dhelpër që diti ta luajë mirë rolin. Na i punoi shumë bukur, neve. Na i punoi mbrapa krahëve. ‘’- tha Armando Bengaj.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb