TIRANË- Protestave të opozitës nuk i kanë munguar asnjëherë instalacionet dhe simbolet. Të rinjtë e FRPD-së dhe LRI-së që po protestojnë në këto momente përpara Ministrisë së Brendshme kanë çuar atje një gomone sipër të cilës kanë vendosur disa thasë të zinj, duke simbolizuar kështu trafikun e drogës nëpërmjet detit.


WhatsApp Image 2018-05-29 at 12.09.03

WhatsApp Image 2018-05-29 at 12.09.06

WhatsApp Image 2018-05-29 at 12.09.08

WhatsApp Image 2018-05-29 at 12.09.13

WhatsApp Image 2018-05-29 at 12.09.16

WhatsApp Image 2018-05-29 at 12.09.17

WhatsApp Image 2018-05-29 at 12.09.19 (1)

WhatsApp Image 2018-05-29 at 12.09.19
Demokratët akuzojnë vëllain e ministrit të Brendshëm, Agron Xhafaj se po bashkëpunonte me një trafikant që ky i fundit të çonte me gomone drejt Italisë 100 kg hashash, akuza të cilat i bazuan në një audio-përgjim të gazetarit Jetmir Olldashi, të publikuar pak kohë më parë nga Partia Demokratike, ku sipas tyre, Agroni komunikonte me trafikantin Albert Veliu. Ky i fundit dëshmoi vetë më pas dhe tha se kishte pasur lidhje me të edhe në të kaluarën. Nisur nga kjo, ata kërkojnë që ministri Xhafaj të japë dorëheqjen, gjë të cilën kërkuan edhe sot

Por jo vetëm kaq. Referuar deklaratave të ambasadorit amerikan në vendin tonë, Donald Lu i cili ka bërë disa herë thirrje për arrestimin e të ashtuquajturve “peshqit e mëdhenj”, të rinjtë opozitarë mendojnë që i kanë gjetur. Në disa foto me bisht peshku, ata kanë vendosur simbolikisht fytyrat e kryeministrit Edi Rama, ish-ministrit të Brendshëm Saimir Tahiri dhe ministrit të Brendshëm, Fatmir Xhafa.
WhatsApp Image 2018-05-29 at 12.09.12

WhatsApp Image 2018-05-29 at 12.09.15

WhatsApp Image 2018-05-29 at 12.09.19 (1)
Fotot e siguruara nga LSA
(m.a/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb