TIRANE- Një ditë pas protestën në Rrugën e Kombit, ku pati përplasje mes protestuesve dhe policisë, ka reaguar deputeti i Partisë Demokratike, Klevis Balliu. Përmes një postimi në rrjetin social “Facebook”, ai i bën thirrje kryeministrit Rama dhe forcave të policisë të mos ndëshkojnë “heronjtë e Kukësit”.

Kujtojmë se gjatë orëve të para të mëngjesit, policia në Kukës ka arrestuar disa nga pjesëmarrësit në protestë.

POSTIMI I PLOTE
O mjeran frikacak i vetmuar larg duart nga heronjtë e Kukësit.
I bëj thirrje forcave të Policisë të tërhiqen urgjentisht dhe ti bashkohen heronjve të Kukësit në protestë kundër këtij regjimi mafioz dhe diktatorial.
Arrestimet enveriste për të trembur heronjtë e Kukësit nuk do ti ndalojnë apo të trembin shqiptarët.
Shqiptarëve nuk ju merret fryma si Edvinoviçit.
Këto janë provokime të cilat do të marrin përgjigje të shpejtë.
Edhe një herë i bëj thirrje Policisë të distancohet nga këto arrestime enveriste.
Kukësi dhe i gjithë vendi do ti japë përgjigjen e merituar Edvinoviçit.
26196399_1939479329715209_7797468233998866122_n

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb