TIRANE

Në një kohë kur protestat e banorëve të zonës së Astirit vijojnë, inspektorët e Autoritetit Rrugor Shqiptarë kanë bërë verifikimin e të paktën 10 objekteve që preken nga ndërtimi i projektit të “Unazës së Madhe”. ARRSH njofton se në terren kanë qenë edhe inxhinierë dhe se është bërë i mundur verifikimi i objekteve disa katëshe.

Të pranishëm gjatë verifikimit kanë qenë edhe pronarët e këtyre objekteve të cilët kanë dorëzuar dosjen me dokumentet përkatëse.

“Autoriteti Rrugor Shqiptar vazhdoi edhe gjatë ditës së sotme procesin e vlerësimit të banesave në kuadër të projektit për rehabilitimin e Unazës së Madhe të Tiranës, segmenti nga Pallati me Shigjeta tek Sheshi Shqiponja. Inxhinierët e ARRSH ishin të pranishëm në objektet pronarët e të cilëve kanë depozituar dosjet pranë këtij institucioni dhe kanë kërkuar tu nënshtrohen vlerësimeve dhe procesit të shpronësimit.

Sot u bë e mundur që në të tre lotet të kryhet verifikimi i 10 objekteve tjera kryesisht disa katëshe. Duke llogaritur dhe objektet e verifikuara më parë, ARRSH konstaton se janë vlerësuar 82% e totalit të atyre që deri më tani kanë dorëzuar dokumentat në ARRSH.

Ndërkaq, në ditët e ardhshme do të vazhdojë ky proces verifikimi për të gjithë banorët që depozitojnë dosjet”, njofton ARRSH.

 

  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri

(ed.me/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb