Në emisionin ‘Open’ në News24, ish-deputeti Edmond Panariti foli për protestën e zhvilluar tek Inceneratori i Tiranës, protestë kjo e thirrur nga Partia e Lirisë.

Gjatë bisedës në studio, Panariti tha se ishte i pranishëm në protestë dhe e vlerësoi atë si një protestë unikale.

“Ndryshe nga abuzimet, nga grabitjet vjedhjet me fondet publike në investimet publike, ku është folur për abuzime për 1 km autostradë tre herë më shumë se mesatarja europiane. Atje qytetarë, përfaqësues të shoqërisë civile shkuan atje dhe panë që nuk kishte asgjë. Praktikisht u vendos që incenerimi do të jetë metoda e menaxhimit të mbetjeve që është edhe në kundërshtim me metodat e BE, por ta marrim të mirëqenë. Përtej simbolikës ajo protestë ishte konkrete diagnostikuese, evidentoi që ai investim që duhet të ekzistonte, ku duhet të kishte një impiant ku incenerohen  duhet të kishim edhe një central elektrik, por atje nuk ka asgjë, vetëm një tabelë dhe një pemë. Pra përballë një kontrate gati 30-vjeçare me mbi 100 mln euro, 28 mln euro janë paguar tek koncensionari aty nuk ndodh asgjë, bëhet fjalë për një gropë të madhe financiare. Kjo ishte edhe simbolika e atij bashkimi qytetarësh. Për mua ka rëndësi mesazhi që përcollën ata burra kurajoz dhe qytetarë të përgjegjshëm se nuk është kollaj të indentifikohesh edhe nga dronë që filmojnë nga sipër por dolën aty të thyejnë regjimin”, tha ai.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb