Policia e Tiranës ka shoqëruar një student nga Kosova, pasi dyshohet se është protestuesi që qëlloi me grusht dhe la pa ndjenja një efektiv të policisë së bashkisë në përplasjën gjatë protestës së shoqërisë civile kundër betonizimit të Parkut të Liqenit Artificial. Dyshohet se kosovari ka qelluar policin bashkaik, Dritan Hardhia.

Policia bërë publike edhe disa të dhëna mbi përplasjen, duke sqaruar se është shoqëruar edhe aktivisti i shoqërisë civile, Zirkon Disha.

Deklarata e plotë e Policisë së Tiranës:

Shoqeria civile ne mesdite ka tentuar  për të futur dhe ngritur  në Parkun e Liqenit një çadër të madhe, që sipas tyre do të shërbente për ruajtjen e parkut, nga ndërtimi i këndit të lojrave për fëmije nga Bashkia. Por janë ndaluar nga policia bashkiake  që ruante zonën ku do parashikohet te ndertohet kendi i lojerave.

Aktivistet janë përplasur me policine  dhe si pasojë një polic bashkiak D.Hardhia, 35 vjeç dhe një qytetar I.M, vjeç 31 kanë pësuar humbje ndjenjash.

Një autombulancë mbërriti menjëherë në vendngjarje dhe mori të lënduarit duke i dërguar për mjekim në spital.

Nga forcat e policisë është shoqeruar në Komisariatin Nr.1 një shtetas (student) Kosovar Aranit Beqiri, vjeç 20, i cili dyshohet t’i ketë rënë me grusht policit bashkiak.

Gjithashtu është shoqëruar dhe një nga aktivistët Zirkon Disha. Nga ana e Policisë po kryhen veprimet hetimore.

(d.b/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb