Në protestën e sotme të pedagogëve të mbajtur tek ‘Politekniku’, Klodian Dhoska pedagog tek universitetit i Politeknikut i bëri thirrje kryeministrit Edi Rama që të tregojë më shumë vëmendje ndaj arsimit të lartë.

“I bëj thirrje ministres së Arsimit të na shohë si partner dhe jo si armik. Kur ndodhi tërmeti ishim ne pedagogët që i dolëm në krah kryeministrit për të zgjidhur problemet. U bëmë edhe psikologë. I bëj thirrje kryeministrit ta shikojë arsimin e lartë si prioritet kombëtar”, tha gjatë fjalës së tej Klodian Dhoska.

 

Pedagogia Enkelejda Olldashi: Do flas për të gjithë ata profesorë që janë larguar nga vendi, janë larguar për një jetë më të mirë. Sot në fakt kjo rritje e pagave që kemi kërkuar, pavarësisht se duket kërkesë e thjeshtë ekonomike, është elementare. Falënderoj dhe ata pedagogë që nuk kanë ardhur për arsye akademike. I kemi qëndruar në krah dhe kemi qenë partnerë në rastet e tërmetit dhe pandemisë.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb