TIRANË

Banorët e Astirit vijojnë rezistencën duke kundërshtuar vendimin e qeverisë për të prishur banesat pa marrë më parë dëmshpërblimin e plotë.

Protestuesit sot kanë hyrë në ditën e 16 të rezistencës së të tyre, ndërsa në orën 17:00 ata kanë njoftuar se do të mblidhen sërish në rrugë.

“Pa na dhënë 100 % të dëmshpërblimit, ne nuk tërhiqemi”, tha një nga protestuesit. Për të ndjekur nga afër protestën kanë zbritur në terren edhe përfaqësues të  Avokatit të Popullit.

Një nga juristët e këtij institucioni deklaroi se ata po ndjekin rastin e një gruaje, e cila pretendon se është dhunuar nga policia , ndërsa qytetarja denoncimin e bëri drejtpërdrejt në News 24 dhe “BalkanWeb”.

“Sigurisht që po e mbikëqyrim situatën. Avokatja është prononcuar publikisht  për rastin e dhunimit të një gruaje. Ne po mbledhin informacion, por po ndjekin edhe rastin e zonjës e cila tregoi se është dhunuar nga policia. Pikërisht për këtë kemi ardhur për të vëzhguar”, tha një nga përfaqësuesit  e Avokatit të Popullit.

(n.m/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb